Kapen me 60 kg kokainë në makinë, arrestohen tre shqiptarë në Itali

20 Dhjetor 2024, 17:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kapen me 60 kg kokainë në makinë, arrestohen tre shqiptarë
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policsë italiane, pasi janë kapur me 60 kg kokainë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit, patrulla ka ndaluar mjetin me targa shqiptare që shërbente për transportin e personave, në të cilin udhëtonin tre shqiptarët. Gjithashtu 60 kg kokainë e pastër është sekuestruar gjatë ndërhyrjes së agjentëve.

Kur u pyet për destinacionin e mjetit, shoferi nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të vlefshme. Nisur nga qëndrimi dyshues dhe nga përgjigjet e dhëna, ushtarakët kryen një kontroll të brendshëm të mjetit, në të cilin ishin vendosur disa valixhe dhe qese plastike. Në disa prej tyre u gjetën 60 blloqe kokaine të mbyllura mirë, për një total prej 60 kg lëndë narkotike.

Po ndodh...