Kapet në kufirin zviceran me 1 kg kokainë, arrestohet shqiptari

7 Shkurt 2025, 16:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kapet në kufirin zviceran me 1 kg kokainë, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar 32-vjeçar, banues në Shqipëri, u arrestua në pikën kufitare Vacallo Pizzamiglio në Zvicër, teksa ndodhej në një makinë që po hynte nga Italia.

Gjatë kontrollit, agjentët e UDSC-së gjetën rreth 1 kilogram kokainë të fshehur në automjet.

Nën këto dyshime, shqiptari u mor në pyetje dhe u arrestua, i akuzuar për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Narkotikët.

Hetimi po koordinohet nga prokurorja publike Zaccaria Akbas.