
“Kërcënimet ndaj prokurorëve nga krimi i organizuar”- Altin Dumani: Është siguruar mbrojtje më e mirë fizike për ata dhe familjarët e tyre!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, bën me dije se me ndryshimet e dhjetorit 2023 është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike për prokurorët që janë kërcënuar nga krimi i organizuar.
Gjatë prezantimit të raportimit vjetor në KLP, Dumani tha se është rritur mbrojtja jo vetëm ndaj prokurorëve por edhe për familjarët e tyre në rastet kur ata janë kërcënuar nga bandat.
Altin Dumani: Për ta përmbledhur sidomos në ndryshimet e dhjetori 2023 për prokurorët e Prokurorisë së Posaçme është siguruar një mbrojte më e mirë fizike dhe sa i takon anës praktike dua të vlerësoj kontributin dhe vlerësimin e policisë së shtetit që deri më tani kanë marrë të gjithë masat e duhura në mbrojtje të prokurorëve dhe familjarëve të tyre, kur ata kanë qenë të ekspozuar nga rreziqet e krimit të organizuar.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128