Kërcënimet ndaj prokurorëve/ ‘Skaner’ mjetit, ja momenti kur prokurori i çështjes së Laert Haxhisë hyn në ambientet e SPAK
4 Tetor 2023, 11:19 / AKTUALITET

Teksa policia mori në mbrojtje dy prokurore, Merita Selimi dhe Doloreza Musabelli, pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, anëtar i grupit të Laert Haxhisë, duket se SPAK ka shtuar kontrollet e sigurisë.
Pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, shihet momenti kur automjeti i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa oficerët e sigurisë kontrollojnë mjetin.
Kujtojmë se Ajzai është prokuror i çështjes së Laert Haxhiu, ku në kuadër të megaoperacionit ‘Kurrë nuk harrojmë’ lëshuan 15 urdhër-arreste.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
