Kërcënimi i prokurorëve nga grupi i Haxhiut, kreu i KLP: Do ndryshojmë vendimin e Këshillit të Ministrave

2 Tetor 2023, 13:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kërcënimi i prokurorëve nga grupi i Haxhiut, kreu i KLP: Do
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla zhvilloi ditën e sotme takime me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, drejtuesin e SPAK Altin Dumani, drejtorin e Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe kreu i Gardës Gramos Sako ku diskutuan për kuadrin ligjor që lidhet me mënyrën e mbrojtjes së magjistratëve, si dhe për të diskutuar mbi rastet e fundit. Pas mbledhjes, Balla u shpreh për mediat, se dy prokuroret e kërcënuara nga grupi i Laert Haxhisë janë marrë në mbrojtje, e se kështu do veprohet edhe me avokatin. 

Po ashtu, ai tha se diskutoi me ministrin për mundësinë e ndryshimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë vendim.

“Në të gjitha situata e krijuara në sistemin, bashkëpunimi jonë është institucional, ligjor, i prek të gjitha fushat. Ky është një bashkëpunim që do të vijojë periodikisht edhe në të ardhmen. Sa i përket temës së eliminimit të dy prokuroreve , u prek edhe kjo në takim. Prokuroria ka komisionin e mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar, qoftë fizikisht, personalisht apo edhe për familjarët e tyre kanë të drejtë t’i drejtohen këtij komisioni dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtje. Dy prokuroreve i është caktuar mbrojtje, ndërsa avokati nuk varet nga ne, por ka të drejtën të kërkojë mbrojtje. Prokurorja Merita Selimi varet nga KLP, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave për prokurorët e SPAK, siç në këtë rast është Doloreza Musabelliu është i ndryshëm.

Vend për ndryshime dhe përmirësime ka. Mundësia e ndryshimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë vendim"

Kujtojmë se dëshmia e Artan Tafanit, i cili rrëfeu se grupi i Laert Haxhiut, kishte planifikuar vrasjen e dy prokurorëve si dhe një avokati, ka mbledhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.

Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur mbrojtje për prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi. Selimi, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka qenë në ndjekje nga anëtarë të grupit të  Laert Haxhiut, për eliminimin fizik të saj, gjatë kohës që hetoi atë qe njihet si masakra e Lushnjës. Më herët, KLP mori në mbrojtje dhe prokuroren Doloreza Musabelliu.

ide