Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO lë në arrest shtëpie nënkryetarin e Bashkisë Tropojë

27 Nëntor 2024, 16:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO lë në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, Abedin Kërnaja, që akuzohet në të njëjtën dosje me kryetarin Rexhë Byberi, për shpërdorim të detyrës.

GJKKO refuzoi sot (27 Nëntor) kërkesën për ndryshimin dhe zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest shtëpie” në një më të lehtë.

Kërkesa e avokatit u cilësua e pabazuar në prova dhe masa e arrestit shtëpiak mbeti në fuqi, teksa hetimet për rastin po vijojnë nga SPAK.

“Kërkuesi Abedin Kerrnaja më datë 11.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar
nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 642, datë 27.11.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Abedin Kerrnaja, meobjekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO lë në arrest shtëpie