Kishin destinacion Shqipërinë/ Sekuestrohen 400 mijë fara kanabisi në kufirin malazezo-kroat, arrestohet i riu shqiptar

19 Dhjetor 2023, 14:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kishin destinacion Shqipërinë/ Sekuestrohen 400 mijë fara
Policia e Dubrovnikut në bashkëpunim me doganierët ka sekuestruar në pikën kufitare Karasoviç, 400 mijë fara kanabisi, nga të cilat mund të rriten mbi 130 ton marihuanë, ndërsa është arrestuar një 29-vjeçar shqiptar. 

Sipas informacioneve sasia e farave të kanabisit u gjetën pas një kontrolli të një automjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 29-vjeçari, shkruajnë mediat e huaja. Nga hetimi penal u konstatua se farat narkotike kishin destinacion Shqipërinë, ku ishte menduar për mbjelljen dhe kultivimin e tyre.

Vendi i origjinës së farave është Kanadaja ku vlera e tregut të farave të konfiskuara llogaritet rreth 600 mijë euro. Vlerësohet gjithashtu se mbi 130 ton marijuanë me një përqindje të lartë të substancës aktive THC (Tetrahydrocannabinol) mund të rritet nga kjo sasi farash kanabisi. 

Po ndodh...