Alda Klosi mesazhe me sanitaren 1 ditë para arrestimit, zbardhet ekspertiza e telefonit të Dobit

Ekspertiza telefonike e aparatit celular të Rozeta Dobit provon deklarimet e kësaj të fundit se deri në momentin e arrestimit, ka patur komunikime me ish-zyrtaren Alda Klosi. Burimet konfirmojnë se biseda e fundit mes tyre, ka qenë më 6 janar të këtij viti, 25 ditë pasi Alda Klosi e kishte kallëzuar për vjedhjen e banesës. Prokuroria e kryeqytetit, ende nuk i jep përgjigje pyetjes, nëse ka qenë vjedhje apo inskenim, duke treguar hermetizëm rreth mesazheve që ka zbërthyer në whatsapp.
Ish-zyrtarja e qeverisë Alda Klosi kishte komunikim me sanitaren që e akuzon për vjedhje Rozeta Dobin, 21 ditë pas pretendimit se e kishte vjedhur. SYRI TV mëson se ka përfunduar ekspertiza e aparatit celular të sanitares teksa janë transkriptuar edhe bisedat në Whatsapp mes kësaj të fundit dhe punëdhënëses Alda Klosi.
Biseda e fundit mes tyre mban datën 6 Janar të këtij viti, vetëm një ditë përpara se Rozeta Dobi, bashkë me të birin të përfundonin në pranga, asokohe, për grabitjen e banesës së ish-zyrtares.
Teksa në procesverbalin e Policisë, rezulton se Klosi kishte kallëzuar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, grabitjen në shtëpinë e saj më 15 dhjetor, madje u kishte thënë agjentëve se dyshimet i kishte tek sanitarja e punësuar tek ajo prej 5 vitesh.
Në këtë pikë, ku evidentohen data dhe rrethana të hetimit, Prokuroria e Tiranës, shprehet e rezervuar se çfarë përmbajnë mesazhet e shkëmbyera deri më 6 Janar mes sanitares dhe ish-zyrtares.
Nëse provohet në këto mesazhe, vërtetësia e deklaratës së njërës palë apo tjetrës. Dobi thotë se rreth 600 mijë euro të gjetura në banesën e saj, i përkasin Alda Klosit, dhe se gjithçka ishte një inskenim mes tyre, për t’ia atribuar bashkëshortit të ish-zyrtares, me të cilën kishte konflikte.
Ndërkohë, që vetë Klosi, pranoi posedimin e 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve, por jo pjesën tjetër, që ishte edhe shuma më e madhe, që u gjetën në tubin e aspirimit. Në fillim të këtij muaj, Prokuroria e Tiranës ballafaqoi Klosin dhe Dobin, por ato vijuan të mbajnë qëndrime të njëjta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

