“Kohët e fundit ka qenë i shqetësuar…”/ Prej 1 jave i humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit nga Devolli

5 Korrik 2025, 20:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Kohët e fundit ka qenë i shqetësuar…”/ Prej 1
Jashar Spaho 70 vjeç nga fshati Pilur i Devollit, ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 28 qershor.

Sipas familjarëve, 70 vjeçari ishte nisur për të shkuar në Korçë dhe nga kontaktet që kanë pasur me të njohur ju është thënë se e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve.

Familjarët rastin e kanë denoncuar në komisariatin e Devollit dhe gjithashtu të Tiranës pasi kanë dyshime se ai mund të ketë lëvizur drejt kryeqytetit.

Ata sqarojnë se 70 vjeçari nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe këtë veprim nuk e ka bërë asnjëherë më parë, por kohët e fundit ka qenë shumë i shqetësuar për vëllain e tij të sëmurë.

Kush ka informacion se ku ndodhet ai, mund të kontaktojë familjarët në numrat e telefonit 069 64 50 216 ; 0689356925

 

Po ndodh...

ide