Konflikti që çoi në vrasje, zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i 61-vjeçarit në Shkodër! Viktima e sulmoi me kosë, autori e qëlloi për vetëmbrojtje
29 Gusht 2025, 10:31 / AKTUALITET

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i 61-vjeçarit Piro Prronit në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër.
Pasi u vetëdorëzua, autori Ndoc Maçaj, ka dëshmuar dinamikën e vrasjes dhe si filloi konflikti.
Në dëshminë e tij 58-vjeçari, u shpreh se ai dhe viktima ishin nga i njëjti fis.
Në dëshminë e Maçajt thuhet se mbrëmjen e së enjtes, duke dalë nga prona e tyre, në bisedë e sipër nisi një konflikt.
Viktima tentoi ta qëllonte me kosë, ndërsa autori nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër. Konflikti vijoi dhe më pas, autori e qëlloi 61-vjeçarin, duke dëshmuar se këtë veprim e bëri për vetëmbrojtje.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

