
Konflikti te Urdhri i Psikologut! Ish Presidentja refuzon të lirojë zyrën, fituesja e garës kërkon ndërhyrjen e Policisë

Në 5 qershor në zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut për presidentin është zgjedhur psikologia Brunilda Laboviti, e cila është paraqitur sot në zyrë por nuk është lejuar të marr detyrën.
Presidentja e mëparshme Valbona Treska pretendon se duhet pritur afati i ankimimit, por Laboviti kundërshton se kjo nuk është funksionale për shkak se është shkrirë këshilli.
Laboviti më pas thirri në telefon përfaqësuesin ligjor të saj, teksa kërkon dhe ndërhyrjen e policisë për të larguar ish-presidenten Treska nga zyra. Ajo mori në telefon policinë e shtetit, ndërsa pritet një patrullë të mbërrijë te Urdhri i Psikologut.
Laboviti: Jam shpallur fituese dhe kam ardhur të marr detyrën sot, dhe zonja Treska nuk e liron zyrën. Më duhet ndihma juaj.
Punonjësi i policisë: Paraardhësja jua që ka qenë aty. Ju keni fituar zgjedhjet? Keni mosmarrëveshje?
Laboviti: Po. Këtu kam dhe media është news 24 dhe top channel.
Punonjësi i policisë: Si quhet zonja?
Laboiviti: Valbona Treska.
Punonjësi i policisë: Mirë do dërgoj një patrullë policie.
Laboviti u zgjodh katër ditë më parë në krye të Urdhrit të Psikologut me 238 vota.

ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128