Konsumoi bashkë me të motrat karamele me përmbajtje hashashi pranë një koshi mbeturinash, intubohet 3-vjeçarja! Ja si është gjendja e dy vajzave të tjera

Detaje të rënda janë bërë të ditura lidhur me një ngjarje që është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku tre vajza të mitura janë dërguar me urgjencë në spital, pasi kanë ngrënë disa karamele pranë një koshi mbeturinash.
Burime kofidenciale bëjnë me dije se tre motrat kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash).
Nga ana e policisë, është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshi i mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3-vjeçarja, e cila u intubua në reanimacionin e spitalit të Korçës.
Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabël, nën kujdesin e mjekëve në pediatri.
Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


