Kontrolle blic në burgjet e vendit, Laert Haxhiu kapet me celular në qelinë e tij

29 Qershor 2025, 14:25 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kontrolle blic në burgjet e vendit, Laert Haxhiu kapet me celular në

Në kuadër të masave të shtuara për luftën kundër futjes së sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në disa prej burgjeve në vend.

Raportohet se gjatë këtij operacioni të befasishëm është ushtruar kontroll edhe në qelinë e Laert Haxhiut, i konsideruar si një prej emrave kyç të krimit të organizuar në vend. Haxhiu mbahet prej muajsh në burgun e Drenovës.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një aparat celular, i cili dyshohet se mund të jetë përdorur për të komunikuar në mënyrë të paligjshme me elementë të tjerë jashtë burgut.

Po ndodh...