
Korrupsion dhe lidhje me grupe kriminale/ GJKKO lë në fuqi "arrest shtëpie" për Pajtime Fetahun, ish-gjyqtarja e përlotur: Nuk kam faj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Ajo akuzohet për korrupsion dhe për lidhje me grupe të ndryshme kriminale. Fetahu i ka mohuar akuzat ndaj saj në sallën e gjyqit.
"Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila është shfaqur e përlotur.
Masa ndaj saj u ekzekutua në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë 2" dhe akuzohet për "korrupsion" dhe bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë. Bashkë me Fetahun me 31 korrik, u arrestua edhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musa. Ish-gjyqtarja Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!


Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128