Kreu i Emergjencave, Haki Çako pas daljes nga SPAK: Isha për një çështje që nuk lidhet me mua apo me punën time

15 Dhjetor 2023, 12:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kreu i Emergjencave, Haki Çako pas daljes nga SPAK: Isha për
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK ku ka qëndruar për rreth 1 orë. Në një prononcim për median në përfundim ai tha se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështje që nuk lidhen as me detyrën e tij dhe as të institucionit që drejton.

"Isha për një çështje që nuk lidhet me mua apo me punën time", tha ai. 

Haki Çako dyshohet të jetë thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të një dosje hetimore që ka të bëjë me rindërtimin.

 

Po ndodh...