Kreu i SPAK: Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitet, droga shitet deri në Dubai

Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit, duke u shtrirë deri në Dubai. Këtë gjë e ka bërë të ditur kreu i SPAK, Arben Kraja në një takim të përbashkët të zhvilluar mes Antimafias Italiane dhe SPAK, Kraja theksoi se këto grupe janë bërë shumë të egra.
“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai
Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit
Teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar. Nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 ton droge.”, tha Kraja.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


