Kreu i SPAK raporton tek Ligjet: 10 zyrtarë të lartë të dënuar me vendim të formës së prerë! Kanë ndikim të drejtpërdrejt në qeverisjen publike

14 Tetor 2025, 17:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kreu i SPAK raporton tek Ligjet: 10 zyrtarë të lartë të

Kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024.

Dumani u shpreh se në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë për të cilët ka pasur vendim të formës të prerë nga gjykatat.

Siç tha ai, sa i takon matjes së nivelit të rriskut, rezultatet tregojnë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku, zgjerimi në disa kategori krimesh.

Po ashtu, ai theksoin se këta persoan kane qenë zyrtarë me ndikim të drejtpërdrejt në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare.

Sa i takon korrupsioni, gjatë vitit 2024 treguesit tregojnë një tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve në hetim, vetëm rreth 5.9% janë kërkuar të pushohen dhe 12.3% janë transferuar në Prokurorit e Juridiksionit të Përgjithshëm, rreth 1% janë pezulluar ndërsa rreth 67.4% të çështje mbeten pjesë  e hetimeve për vitin 2025.

Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë për të cilët ka pasur vendimi të gjykatave që kanë marrë formë të prerë. Për sa i takon matjes së nivelit të rriskut, tregojnë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku, zgjerimi në disa kategori krimesh dhe me ndikim të drejtpërdrejt në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare”, tha Dumani.

Ndër të tjera, kreu i SPAK raportoi se gjatë vitit 2014, janë hetuar 854 procedime penale, ku në fushën e korrupsionit janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, prej të cilëve 19 të dërguar në gjykim dhe 10 të dënuar me vendim të formës së prerë.

“Gjatë vitit 2014, janë hetuar 854 procedime penale, nga të cilët 526 të mbartura nga 2023 dhe 328 të regjistruar në vitin 2024. Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 9.7% të procedimeve të reja, dhe 13% të hetimeve të përfunduara.

Në fushën e korrupsionit, gjatë 2024 janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, prej të cilëve 19 të dërguar në gjykim dhe 10 të dënuar me vendim të formës së prerë.

Edhe lufta kundër krimi të organizuar ka shënuar rritje, me 19 % për çështje të regjistruara dhe 35 % për çështje të përfunduar.  Sa i përket terrorizmit, në 2024 u regjistruan 9 çështje të reja nga të cilat një u dërgua në gjykatë, pjesa tjetër mbetet në hetim.

Sa i takon vlerës së pasurisë së konfiskuar dhe sekuestruara, është në shumën 66.5 milionë euro. Prej totalit, 43.8 përqind janë pasuri të sekuestruar, dhe 56.2 përqind janë pasuri të konfiskuara. 45.8 përqind e zënë pasuritë e zyrtarëve”, u shpreh kreu i SPAK.

Po ndodh...

ide