Kthimi nga puna në shtëpi u kthye në tragjedi, ky është efektivi që ndërroi jetë në aksident ditën e sotme
16 Shtator 2023, 10:02 / AKTUALITET

Personi në foto është Gëzim Lazri, efektivi i policisë në Mirditë i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një aksidenti tragjik te Rruga e Kombit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:20 në aksin rrugor Rrëshen-Rubik dhe në aksident janë përfshirë 2 makina. Policia njofton se automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez me iniciale M.F. është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga punonjësi i policisë.
Drejtuesi i “Chevrolet” ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga malazezi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
