Kthyen lokalin në Bllok në kazino, arrestohet djali i buznesmentit Ymer Lala

25 Korrik 2024, 10:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kthyen lokalin në Bllok në kazino, arrestohet djali i buznesmentit

Operacioni i Komisariatit nr 2 në Tiranë kundër lojrave të fatit zbuloi përfshirjen në këtë veprimtari djalin e biznesmenit Ymer Lala.

Në pranga si organizator ka përfunduar Ylard Lala i cili rezulton të jëtë edhe punonjës më gardën e Republikës.

Burime per Ora News nga policia e shtetit bëjnë me dije se Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zakon Çajupi ku gjatë kontrolleve u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit.

Personat e tjerë janë proceduar penalisht ku mes tyre ishte edhe nje vajzë.

Sipas policisë Ylard Lala  24 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal.

Ymer Lala është edhe babai i deputetes së PDIU, Reme Lala që menjëherë pas fitores kaloi me PS-në. Lala, biznesmeni i njohur, i cili ka marrë një sërë akuzash nga ana e Partisë Demokratike është i përmendur në përgjime dhe në dosjen 184.

 

Po ndodh...