Kundërshtoi policinë dhe theu kamerat e sigurisë të dhomës së shoqërimit, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

1 Maj 2025, 09:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kundërshtoi policinë dhe theu kamerat e sigurisë të

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në ambientet e një komisariati në Tiranë, ku një i ri është arrestuar pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe ka dëmtuar pajisje të sigurisë.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin N. P., 25 vjeç, i cili gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar punonjësit e rendit dhe ka thyer kamerat e sigurisë të dhomës së shoqërimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. T., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua një sasi lënde Kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin N. P., 25 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë si dhe ka thyer kamerat e sigurisë të dhomës së shoqërimit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. D., 43 vjeçe, pasi shtetasja B. Gj., 54 vjeçe, kallëzon se tek “Liqeni Artificial”, 43-vjeçarja, ka qëlluar me pëllëmbë djalin e saj të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit “Mystery” kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni A. U., 33 vjeç. Ky shtetas në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) gjatë muajit prill kanë vjedhur 3 biçikleta dhe 3 monopatina;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasin A. B(K)., 30 vjeç, pasi dyshohet se me datë 29.04.2025, ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. T., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive një 26-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Rozmarina”, Yzberisht, ka hedhur inerte, pa lejen e organeve përkatëse;
-Dh. Y., 55 vjeç, pasi në Astir, pas një debati verbal, ka goditur me një send të fortë shtetasin R. B;
-F. Sh., 53 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur një 57-vjeçar.

-Më datë 30.04.2025, shtetasi Z. Gj., 63 vjeç,kallzon se më datë 28.04.2025, është larguar nga banesa djali i tij i mitur 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
-Shtetasja E. S., 36 vjeçe, ka deklaruar se në rrugën “Eshref Duka”, pranë murit rrethues të banesës së saj, ka konstatuar një sasi të vogël municioni luftarak të ndryshkur.
-Shtetaset M. A., 21 vjeçe dhe K. L., 23 vjeçe, kallëzojnë se gjatë punës së tyre si shitëse në një dyqan në rrugën “Sotir Caci”, një shtetas ende i paidentifikuar, i ka ofenduar si dhe ka dëmtuar xhamin e një tavoline të dyqanit. Punohet për identifikimin e kapjen e tij.
Informacion paraprak: Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide