Kush është supermashtruesi që kërcënonte bizneset në Tiranë dhe prezantohej si "mik" i Erion Veliajt

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme pasi tentuan t’i merrnin një biznesmeni 70 mijë euro përmes mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të Erion Veliajt.
Mësohet se kreu i grupit ishte Florjan Gjergji, i cili ka përdorur këtë skemë mashtrimi edhe në 4 raste të tjera.
Gjatë operacionit policor u arrestuan Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi 30 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë. Ndërsa në kërkim u shpallën Xhensil Qefa dhe Florian Gjergji, 40 vjeç, me këtë të fundit që rezulton se është dhe personi që organizoi skemën e zhvatjes. Gjini dhe grupi i tij kanë tentuar t’i marrin biznesmenit të ndërtimeve, Aleksandër Gavoçi, shumën 70 mijë euro, duke përdorur emrin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Rezulton se Florian Gjergji, iu shkruan biznesmenëve në aplikacionin Telegram duke iu prezantuar si zyrtar i lartë dhe u thotë se se ka lidhje të afërta dhe të ngushta me politikanë, ministra apo kryebashkiakë. Ai u premton marrjen e tenderëve publikë duke iu kërkuar shuma të mëdha monetare si këmbim.
Florian Gjergji, konsiderohet nga Policia e Tiranës si njeriu që ka organizuar në shumë raste skemën e mashtrimit duke u prezantuar si zyrtar i lartë. Prej muajit janar 2023, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë dhe prej 5 muajsh ai nuk është mundur të kapet nga policia e kryeqytetit dhe dyshohet se ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Njoftimi i policisë:
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas (biznesmen), duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror, vihen në pranga 4 shtetas. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre i dyshuar organizator i kësaj skeme mashtrimi. Sekuestrohen 2 automjete dhe 6 celularë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një biznesmen, për të përfituar shumën 70 000 euro.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Xh. Xh., 24 vjeç, L. Xh., 39 vjeç, M. P., 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe P. F., 51 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Q., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe F. Gj., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 70 000 euro, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
