
Kush janë kampionët antikorrupsion në vendet e botës së tretë, mes tyre dhe Altin Dumani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin si “kampion i antikorrupsionit” për vitin 2024.
Vlerësimi u bë nga administrata në ikje e Biden në Departamentin Amerikan të Shtetit, ndërsa çmimi u dorëzua nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken.
Por Altin Dumani nuk ishte i vetmi që mori këtë vlerësim nga DASH, ku në këtë listë bëjnë pjesë edhe 9 emra të tjerë si kamionë në luftën kundër korrupsionit. Mjafton t’i hedhësh një vështrim listës me emrat për të kuptuar se të gjithë janë nga vendet e botës së tretë.
Gambia, Panama, Nepal, Uganda, Armenia, Lebani, Azerbajxhani, Kazakistan dhe Kolumbia janë përfaqësuesit e këtyre shteteve që sot u shpallën kampionë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u nderua në një ceremoni në Uashington, pikërisht pak ditë pasi Partia Republikane në SHBA udhëhoqi miratimin e një rezolute ku thekson se goditjet e Dumanit ndaj opozitës janë të motivuara politikisht.
Jo vetëm kaq, por Blinken është akuzuar publikisht nga politikanët e lartë në Shqipëri për lidhjet e tij me miliarderin ultra-majtist, George Soros.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128