“Kushëriri i Luisit nuk përmend person të dytë”/ Gazetarja debat me zv. drejtorin e policisë: Çfarë interesi ka që të gënjejë?!

28 Nëntor 2024, 22:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Kushëriri i Luisit nuk përmend person të dytë”/

Në emisionin “Top Story” në Top Channel, intervista e Luis Meçes, 14-vjeçarit të plagosur në sherrin pranë shkollës “Fan Noli”, u bë temë diskutimi, duke shkaktuar një përplasje mes gazetares Kristi Gongo dhe zëvendësdrejtorit të Krimit në Tiranë, Erion Ismaili.

Ismaili theksoi rëndësinë e dëshmive për zbardhjen e ngjarjes, duke përmendur se kushëriri i Luisit, Marseli, nuk ka përmendur një person të dytë të armatosur me thikë. Ai gjithashtu ngriti pikëpyetje mbi ndryshimin e deklaratave të dhëna nga babai i Luisit, duke nënvizuar se dëshmitë emocionale shpesh mund të ndikojnë tek hetimet.

Gazetarja Gongo sfidoi këto deklarata, duke argumentuar se ndryshimet mund të jenë rezultat i emocioneve dhe tronditjes nga ngjarja tragjike. Ajo theksoi gjithashtu se Luisi ka dhënë një version të detajuar të ngjarjes, duke pohuar se viktima dhe i plagosuri ishin përfshirë në një konfrontim fizik me autorin, para se ky i fundit të përdorte thikën.

Ismaili u përgjigj duke konfirmuar se hetimet janë në një fazë të avancuar dhe se policia ka një panoramë të qartë të mekanizmit të ngjarjes, pas ripyetjes së dëshmitarëve dhe analizës së detajuar të provave.

Ismaili: Marseli, kushëriri i Luisit ka qenë pjesë e konfrontimit, ka qenë më i qetë nuk thotë në asnjë rast që ka pasur një person ( të dytë) me një thikë në ngjarje, prandaj thashë se dëshmitë janë shumë të rëndësishme.

Ismaili: Shoh deklaratën e babait që e ndryshon nga dita në ditë.

Gongo: Çfarë interesi ka që të gënjejë, që të shpikin një histori, mund të jenë emocione.

Ismaili: Varët kë dëgjojnë dhe shikojnë.

Gjithë jo zbutje, gjithë kjo trembje, mos ka ndodh diçka shqetësuese.

Gongo: Luisi është tërësisht ndryshe, ka qenë më i qartë, më në detaje, tashmë del që me komunikimin zyrtar bëhet me dije që viktima dhe i plagosuri kanë qenë ata që kanë shtrirë në tokë personin që ka goditur, ai ka reaguar duke përdorur thikën.

Ismaili: Kemi marrë një sërë dëshmish, kemi ripyetur persona, kemi panoramë të qartë të mekanizmit të kryerjes.

 

Po ndodh...

ide