Laert Haxhiu kërkon pafajësinë, Kreu i SPAK, Altin Dumani: Kemi prova për krimet, janë pamjet filmike…

13 Nëntor 2024, 11:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Laert Haxhiu kërkon pafajësinë, Kreu i SPAK, Altin Dumani: Kemi

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit është duke u zhvilluar seanca për Laert Haxhiun dhe grupin kriminal që ai drejtonte.

Avokati Hysi i ka kërkuar trupit gjykues që të shpallë të pafajshëm Haxhiun në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të për masakrën e Lushnjës, duke thënë se ai nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Për këtë kërkesë, kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Shkallës të Parë është i drejtë, pasi ka prova që vërtetojnë fajsinë e Haxhiut.

Avokati Hysi: I kërkoj gjykatës të zbardhë të vërtetën për ngjarjen në Lushnjë. Laert Haxhiu nuk ka lidhje me vrasjen e dy personave. Po ashtu, i kërkoj gjykatës ta ndryshojë vendimin dhe të shpallë të pafajshëm Laert Haxhiun. Nëse, nuk jep pafajësi dosja të rishikohet edhe një herë në gjykatën e Shkallës së Parë.

Altin DumaniVendimi i Shkallës së Parë është vendim i drejtë! Ka prova ligjore, janë trajtuar prova nga ana e prokurorisë. Ka vlerësuar provat e mbledhura. Gjykata iu është referuar pamjeve të karburantit, por jo pamjeve filmike që ka sjellë babanë e një prej viktimave. Po kështu, pamjet filmike janë pamje të sekuestruara nga OPGJ. Nuk ka vend për dyshime për vërtetësinë e provës. Lidhur me pamjet filmike janë pyetur dëshmitarë.

 

Po ndodh...

ide