LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Berat, Benzi përplas gruan në vizat e bardha

17 Prill 2023, 18:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Berat, Benzi përplas gruan në vizat e

Një aksident ka ndodhur në Berat këtë të hënë. Një mjet tip “Benz” ka përplasur një grua e cila po kalonte në vizat e bardha.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, 300 metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë.


Benzi me targa AB367DI përplasi 45-vjeçaren duke e hedhur në asfalt. Zonja tjetër që po ecte bashkë me të nuk është prekur nga makina.

45-vjeçarja ka qëndruar e shtrirë në rrugë për disa minuta deri në mbërritjen e ambulancës që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor dhe të ndërhyrjes së shpejtë.

Policia është duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi nga drejtimi i stadiumit të vjetër drejt stadiumit të ri. Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se 45-vjeçarja e aksidentuar ka marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas ekzaminimeve të para që do të kryhen mjekët do të përcaktojnë nëse do ta transportojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë apo jo.

Po ndodh...