“Lekët i investonin në pallate”/ Gazetari: Edhe babai i Ervin Matës i skeduar për drogë

21 Nëntor 2023, 17:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Lekët i investonin në pallate”/ Gazetari: Edhe babai i

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të reja nga operacioni i fundit i SPAK, ku u lëshuan urdhër-arreste për emra të njohur të Policisë dhe krimit, për të goditur një grup të strukturuar kriminal.

I ftuar në Ora News, Qyno tha se Erzen Breçani dhe Ervin Mata bënin pjesë në një grup të trafikut të drogës që vepronte në Shqipëri, Evropë dhe vendet e Amerikës Latine. Sipas tij, e skeduar për trafik dorge është edha babai i Ervin Matës, teksa lekët ata i investonin në biznesin e ndërtimit.

Qyno: Breçani është arrestuar pranë stadiumit teksa zhvillohej ndeshja me Ishujt Faroe. Urdhri për arrestimi ne tij është lëshuar nga SPAK për shkak se është pjesë e një grupi që vepronte në Shqipëri, Evropë dhe vendet e Amerikës Latine. Breçani ka një lidhje krushqie me njërin nga personat e shpallur në kërkim, sikurse është Ervin Mata. Asetet financiare ata i shpenzojnë në Shqipëri, por kjo nuk u jep titullin biznesmenë sepse nuk e bëjnë atë në mënyrë të ligjshme. Këta kanë ngritur një biznes edhe me ndërtimet në Tiranë kryesisht. Investojnë në pallate. Edhe babai i Matës është i skeduar se merret me lëndë narkotike. Janë kapur sasi e konsiderueshme kokaine në shumë vende, dhe më pas është lëshuar masa e arrestit me burg për këta persona