LISTA ME EMRAT/ GJKKO lëshoi masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, zbardhen identitetet e tyre

25 Shkurt 2025, 09:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

LISTA ME EMRAT/ GJKKO lëshoi masa sigurie ndaj zyrtarëve të

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz.

Ndaj të dyshuarve janë vendosur masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi. Konkretisht, për pesë persona, SPAK ka kërkuar arrest me burg. Për 10 të dyshuar është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitje për nëntë të tjerë.

Mes të arrestuarve janë Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Mehmet Qoshja, specialist për fondet.

Ndërsa Pirro Zogu, që rezulton se jeton jashtë vendit, është shpallur në kërkim.

Për dy zëvendës rektorët, Ilir Kapajn dhe Romina Koton, është caktuar masa detyrim paraqitje.

Dyshohet se ata janë përfshirë në tenderë të ndryshëm dhe hetimi i nisur që në vitin 2022, ‘i nxori zbuluar’.

ARREST ME BURG:

1. Edmond Tërthorja,
2. Amarildo Lleshi,
3. Mehmet Qoshja,
4. Altin Murto,
5. Piro Zoga,

Arrest Shtëpi:

1) Agim Sefa,
2) Arjan Buliqi,
3) Serafin Skënderi,
4) Ilir Kusi,
5) Dritan Laçi,
6) Azem Parllaku,
7) Artur Koleci,
8) Radion Dhromi, 
9) Blenard Spaho,
10) Tedi Proda,

Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.

Po ndodh...

ide