“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së, skualifkohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë

Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH). Shkak për moskualifikimin e tyre ishte për shkak se nuk plotësonin kriteret pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre.
Aktualisht në garë mbeten 7 kandidatë.
Kujtojmë se procesi zhvillohet në SPAK nga komisioni i përzgjedhjes me 3 prokurorë, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Kush janë katër emrat e njohur që kandidojnë për të drejtuar BKH?
Gledis Nano-I njohur si ish-drejtor i Policisë së Shtetit
Në garë për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, rikthehet një prej figurave më të njohura të sigurisë në vend, Gledis Nano. Ish-drejtues i Policisë së Shtetit dhe më herët i strukturës së Antiterrorit, Nano ka spikatur për angazhimin e tij në operacione delikate brenda dhe jashtë kufijve. Ai ishte vetë në terren gjatë operacionit të riatdhesimit nga Siria të Floresha Rashës dhe fëmijëve të saj, një mision që u konsiderua i suksesshëm dhe me mbështetje ndërkombëtare. I trajnuar në bazën e FBI-së në Quantico, Nano numëron në CV edhe hetimin e bujshëm të “imamëve” dhe dëbimin e diplomatëve iranianë. Në vitin 2021, mori drejtimin e Policisë së Shtetit me mbështetjen e SHBA, por u largua pas përplasjeve të brendshme për reformat. Më vonë, gjykata vendosi se shkarkimi i tij ishte i paligjshëm.
Joni Keta-Drejtues i përkohshëm i BKH-së
Joni Keta është një ndër figurat që e njeh BKH-në nga brenda. Zëvendësdrejtues aktual dhe drejtues i komanduar pas largimit të Aida Hajnajt, ai është një ndër oficerët e parë që iu bashkua kësaj strukture.Karrierën e ka nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda, ndërsa pas shkrirjes së saj, kaloi në SPAK dhe më pas në BKH.Djali i prokurorit Hysen Keta, Joniu ka ndjekur gjurmët e të atit, por me profil më operativ. Në vitin 2024 garoi për postin e zëvendësdrejtorit dhe doli fitues mes disa kandidatëve. Sot, me përvojë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërkon të marrë drejtimin e plotë të “FBI-së shqiptare”.
Mentor Cuku- Hetuesi që ndjek trashëgiminë e një dëshmori
Mentor Cuku rikthehet sërish në garë për drejtimin e BKH-së, këtë herë me më shumë përvojë dhe përgatitje. Ai është ndër hetuesit e parë të kësaj strukture dhe vëllai i kryekomisarit Artan Cuku, i vrarë në një atentat mafioz në vitin 2017. Një figurë e heshtur por me profesionalizëm të njohur, Cuku është vlerësuar për integritetin dhe përkushtimin në hetime. Vitin e kaluar ishte pjesë e garës për zëvendësdrejtor dhe është ndër emrat që gëzon besim në radhët e oficerëve. Kandidatura e tij mbart edhe një simbolikë të fortë familjare dhe institucionale.
Elton Kërluku -Nga krimet kibernetike te hetimi financiar
Elton Kërluku është një tjetër emër me profil të lartë në fushën e sigurisë. Ish-shef i sektorit të Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme, ai ka kaluar me sukses garën për t’u bërë pjesë e BKH-së si hetues financiar. I përzgjedhur mes më shumë se 600 aplikantëve, Kërluku është konsideruar një nga ekspertët më të përgatitur në çështjet e teknologjisë dhe financës kriminale. Ai ka qenë i pranishëm edhe në media në vitet e fundit, duke analizuar çështje që lidhen me sigurinë digjitale. Me një profil teknik dhe vizion bashkëkohor për hetimin, ai kërkon të sjellë një qasje moderne në krye të Byrosë
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
