Lufta e përgjakshme mes Klanit Duka dhe Ervis Martiajt, si dështoi atentati në Turqi

23 Korrik 2022, 11:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lufta e përgjakshme mes Klanit Duka dhe Ervis Martiajt, si dështoi
Ervis Martinaj i cili deri dy vite më parë ishte një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, tani është kthyer në gjahun më të shtrenjtë të rivalëve të tij.
Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.

Lufta e përgjakshme mes Klanit Duka dhe Ervis Martiajt, si dështoi
Ngushtimi i lakut
Në vazhdën e kësaj gjuetie ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij.
Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës); këtë të premte (22.7.2022) në Milot u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi... janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar.
Ndërkohë që policia vazhdon që të mbledhë kufoma dhe gëzhoja, si dhe të asistojë me zjarrfikëse makinat e krimit që digjen pak minuta pas atentateve, seriali i gjaktë duket se jo vetëm nuk ka ndërmend që të ndalet por ngjarje edhe më të rënda priten.
Kjo sepse policia e shtetit është dorëzuar për të ndërprerë këtë zinxhir vrasjesh të paralajmëruara.

Lufta e përgjakshme mes Klanit Duka dhe Ervis Martiajt, si dështoi

Vis Martinaj dhe Klani Duka
Gjithsesi dy pistat që po ndjek hetimi janë konfliktet e hapura të Ervis Martinajt me familjen Reçi në Laç dhe vëllezërit e Klanit Duka të cilëve dyshohet se pas një mosmarrëveshje të madhe financiare për lojërat e fatit, Martinaj ju ka rrëmbyer për pak kohë babanë.
Ky klan i fuqishëm kriminal me qendër i kryesuar nga Leonard Duka me qendër në Tiranë, kishte planifikuar në vitin 2019 një plan për eliminimin fizik të Ervis Martinaj dhe për këtë arsye iu duhej informacion për të gjitha lëvizjet e tij.
Duke i ditur masat e forta të vetëmbrojtjes që ka siguruar Ervis Martinaj, ata kishin vendosur që të rekrutonin persona të ndryshëm për të siguruar informacionet e duhura për lëvizjet e tij.
Sipas dosjes në SPAK ata mundën që të rekrutojnë shtetasja me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Ervis Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro.
Sipas të dhënat në të njëjtën dosje, Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko. Për këtë ngjarje penale Leonard Duka, vëllai i tij Ervis Duka, Fatmir Hyseni si dhe një numër tjetër personash janë duke u gjykuar përpara gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lufta e përgjakshme mes Klanit Duka dhe Ervis Martiajt, si dështoi

Dosja e SPAK/ Plani për të vrarë Martinajn në Turqi

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N. Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj. Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje).
Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” apo “Dogja”.
Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit. Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.
Një herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një fluturim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai) ndërsa herën tjetër informacioni i është përcjellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itimerar Athinë-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N. Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) euro.
Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si specialist IT për periudhën 2015-2019. Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit te Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj. Dauti i ka premtuar edhe shpërblim në para për këtë shërbim.
Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit. Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinën e tij brenda së cilës kishte kartëmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më sipër duke dashur që të “shesë” informacionin si tq besuar tek Fatmir Hyseni dhe duke e përdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshëm informacioni.
Nga takimi që ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular “Enkro”.
Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinaj po siguroheshin prej N. Sh. dhe Dejvison Serjanit.
Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe në 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfirmimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Ndërkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve Turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej./Alfapress.al

Po ndodh...