Lumë aksidentesh në vend! Dy të plagosur në aksin Lushnjë-Berat, tre të tjerë në Elbasan

20 Maj 2026, 11:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lumë aksidentesh në vend! Dy të plagosur në aksin

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat. Aksidenti ka ndodhur pranë Fiersheganit, ku në këtë përplasje mjetesh janë përfshirë një motor me dy turistë të huaj dhe një mjet tip Benz.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy turistët, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq një tjetër aksident rrugor është regjistruar rreth orës 10:00 të paradites së sotme në vendin e njohur si “Ura e Zezë”, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete të cilat kanë pësuar dëmtime të shumta materiale si pasojë e forcës së goditjes.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për shkak të ngjarjes, në këtë segment rrugor është krijuar për disa minuta edhe trafik i rënduar.

 

Po ndodh...