
Lushnjë/ I lidhur me litar nga familja për 40 vjet, paraplegjikut i presin edhe KEMP-in

‘Piranjat’ sjellin historinë 40 vjeçarit me epilepsi të përhershme, nga fshati Plug i Lushnjës, i cili jeton i lidhur, në kushte të mjerueshme.
Për 40 vite me radhë, i lidhur këmbë e duar në cepin e dhomës, pa asnjë komunikim me njeri, përveç dy prindërve të dëshpëruar. I pavetëdijshëm për çfarë ndodh përreth, por me të drejtën e të jetuarit me dinjitet, si çdo person tjetër në këtë vend.
Kjo është historia e Bledar Nazos, 40 vjeçarit me epilepsi të përhershme, nga fshati Plug i Lushnjës. Nëna e tij ka hequr dorë nga çdo gjë për t’iu përkushtuar djalit, por nga pafuqia për të përballuar krizat e sëmundjes detyrohet ta lidhë pas murit. Sikur të mos mjaftonte sëmundja dhe varfëria, paraplegjikut i kanë prerë KEMP-in, vetëm sepse arrin të qëndrojë në këmbë.
Pavarësisht se në vitin 1992 mjeku specialist në Tiranë i jep të sëmurit statusin e paraplegjikut të përhershëm, në vitin 2021 Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë ka një tjetër vlerësim për gjendjen shëndetësore të Bledarit.
Ata i heqin paketën higjeno-sanitare, deri në vitin 2024. Pikërisht ai doktor, që sipas zonjës ka thënë se djali qëndron në këmbë prandaj nuk përfiton KEMP. E ndërsa kjo nënë, sipas porosisë së mjekut, udhëton drejt kryeqytetit për të zgjidhur hallin, gjërat komplikohen edhe më shumë. Dy të moshuarit, përveç dramës që kanë me djalin e sëmurë në shtëpi, detyrohen të sorollaten dyerve të institucioneve, pa marrë të drejtën që iu takon.

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128