
U arrestua sot për korrupsion por sekretarja e përgjithshme e MSH është gjobitur dhe për propagandë në zgjedhjet lokale

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është vënë në pranga sot me urdhër të SPAK.
Deri më tani ende nuk ka të dhëna të qarta se për çfarë akuzohet Duro, përveç korrupsioni, pasi u kap me 4 milionë lekë në dorë. Ndaj Duros, SPAK ishte duke hetuar prej disa kohësh, por sot ka gjetur edhe momentin për arrestimin e saj.
Por emri i Duros nuk është i panjohur për media.
Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor.
Joana Duro është edhe pjesë e pesëshesh së sekretarëve të përgjithshëm të ministrive që u gjobitën nga KAS me kërkesë të Komisionerit të Zgjedhjeve Celibashi, për lobime gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit në mbështetje të kandidatëve të caktuar të socialistëve për kryebashkiakë, përmes propagandës në rrjetet sociale zyrtare.
-
-
-
-
Arrestohet një Sekretare e Përgjithshme, lajmin e jep Rama
2 Qershor, 18:53 -

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128