Makina doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, policia jep detaje: Humbën jetën dy persona
12 Nëntor 2025, 16:10 / AKTUALITET

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall-Bastarit.
Policia bën me dije se kanë humbur jetën shtetasit me iniciale M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç,
Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.
Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

