Tërmeti i fortë godet Qipron, panik dhe frikë te banorët, ja sa ishte magnituda

12 Nëntor 2025, 16:04 / BOTA ALFA PRESS

Tërmeti i fortë godet Qipron, panik dhe frikë te banorët, ja

Një tërmet i fortë ka goditur Qipron ditën e sotme, pak orë pas lëkundjeve që tronditën vendin, por me magnitudë më të lehtë.

Tërmeti kishte një fuqi 5.3 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistrua diku rreth orës 15:00.

Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare, dridhja ndodhi 10 kilometra në verilindje të Pafos dhe kishte një thellësi fokale prej 14 kilometrash. Zona është e njohur për sizmicitetin e saj dhe në të kaluarën, në vitet 1950, kishte dhënë një tërmet të fortë dhe më pas pati viktima.

Tërmetet e orëve të fundit janë ndjerë fuqishëm në të gjithë Qipron dhe veçanërisht në rrethet e Pafos, Limasol dhe Nikosias.

Ato u ndjenë edhe në bregdetin e Mesdheut lindor. Në fakt, ka disa raportime në mediat sociale se ato kanë qenë me kohëzgjatje të gjatë. Deri më tani, nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme.

 

Po ndodh...

ide