Makina përplas këmbësorin në Kukës, niset drejt Traumës

13 Mars 2023, 11:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makina përplas këmbësorin në Kukës, niset drejt

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Shtetasi i lënduar është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në policinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

 

Po ndodh...

ide