Makina përplaset me furgonin në aksin Elbasan-Cërrik, plagoset një grua

7 Qershor 2024, 13:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makina përplaset me furgonin në aksin Elbasan-Cërrik, plagoset

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Elbasan në afërsi të fshatit Papër. Një automjet është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e aksidentit mbetet e plagosur një grua.

Aksidenti ndodhi në afërsi të një shkolle 9-vjeçare ku edhe sinjalistika tregon kufizimin e shpejtësisë për shkak të lëvizjes së nxënësve.

Sipas policisë dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë por ngjarja është ende jo shumë e qartë.

 

Po ndodh...

ide