Makinat përplasen “kokë më kokë”, vdes shtetasi grek, plagoset një shqiptar
24 Dhjetor 2023, 12:32 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Greqi. Dy makina janë përplasur kokë me kokë e si pasojë ka humbur jetën një 22-vjeçar grek nga Larisa, dhe është plagosur një 25-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 5 të aksit Larisa – Elassona, ku automjeti tip “Smart” me drejtues të riun grek, është përplasur në rrethana ende të paqarta me mjetin e drejtuar nga shtetasi shqiptar, dhe goditja ka qënë fatale.
Policia ka qenë në vendngjarje për rregullimin e qarkullimit, por edhe Zjarrfikësit për të larë sipërfaqen e rrugës. Ndërkohë i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruajnë mediat vendase.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Nga Irena Beqiraj
Për Punët e Shqipërisë
Nga Ditmir Bushati
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
Nga Rebecca Solnit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


