“Masakra e Lushnjes” në Gjykatë e Lartë, Miqtë e Laert Haxhiut, Orges Bilbili e Anterio Kaloshi duan pafajësi

Orges Bilbili e Anterio Kaloshi, nuk pranojnë dënimin e përjetshëm për masakrën e Lushnjes, të vitit 2017, kur bashkë me Laert Haxhiun vranë dy të rinj në tentativë për të ekzekutuar nipin e Aldo Bares.
Bilbili e Kaloshi i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për pafajësi, ndërsa Laert Haxhiu vijon betejën ligjore në Greqi për tu mos ekstraduar drejt vendit tonë!
Edhe pse çdo shkallë e gjyqësorit deri më tani u ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm, për të ashtuquajturën Masakra e Lushnjes, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi nuk heqin dorë nga beteja ligjore për liri.
Miqtë e ngushtë të Lart Haxhiut, të konsideruar si kreu i bandës së re të Lushnjes, i janë drejtuar me rekurs gjykatës së lartë, ku kërkojnë rrëzimin e akuzave dhe pafajësi të plotë!
Dosja është dorëzuar me datën 18 dhjetor nga avokati mbrojtës Detar Hysi pritet të shqyrtohet në ditët në vijim.
Më 20 Mars 2023 gjykata e apelit të posaçëm vulosi përfundimisht dënimin me burg për jetë Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshit.
Ata u shpallën fajtore për akuzat “vrasje me paramendim për hakmarrje”, “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “grup të strukturuar kriminal”
Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi Bashkë me Laert Haxhiun sipas prokurorisë vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë.
Objektiv i sulmit ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili shpëtoi pasi pak çaste para se grupi i miqve të tij të qëllohej me breshëri, ishte futur në një dyqan pranë vendit të ngjarjes.
Hetimet e prokurorisë kanë arritur në përfundimin se motivi i atentatit ka qenë hakmarrja për shkak të konflikteve mes Alfred Shkurtit të njohur si Aldo Bare dhe Laert Haxhiut, që prej vitit 1998.
Laert Haxhiu u arrestua disa muaj më parë në Greqi, ku vijon një betejë ligjore për të kundërshtuar ekstradimin në vendin tonë me argumentin se i rrezikohet jeta nga kjo hasmëri./ Ora News
-
Nuk ndalet agresioni, granatimet ruse vrasin katër persona në Herson
24 Dhjetor, 13:56 -
-
-
-
Formacionet zyrtare/ Egnatia-Tirana, ja si rreshtohen skuadrat
24 Dhjetor, 13:07 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






