Mbyllet në Gjykatën e Dibrës një pjesë e dosjes ‘184’, ja dënimi dy ish-zyrtarët

Ka përfunduar në shkallën e parë në Dibër gjykimi për një pjesë të dosjes ‘184’ e zvarritur prej afro 2 vitesh me shumë seanca gjyqësore. Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka arritur të dalë me vendim për të akuzuarit Drini Gjeci ish-drejtor i Zyrës Arsimore Dibër dhe Nuri Meda ish-administrator i Njësisë Administrative Tomin.
Gjyqtari Edvan Veçani njoftoi vendimin ku të dy të akuzuarit e kësaj dosjeje për blerjen dhe tjetërsim të votës u dënuan me nga dy vite dënim me kusht dhe 2 vite pa të drejtë punësimi në poste publike.
Këta dy të pandehur kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë saga e gjyqeve vijon për dy të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje. Ish shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe ish administratori i Lurës Hasan Hoti, e kanë çështjen e ndarë dhe ende nuk ka përfunduar gjykimi në shkallën e parë, megjithëse janë zhvilluar shumë seanca.
-
-
-
Rekordi i ri/ Mbi 500 gazetarë të burgosur në 2022
14 Dhjetor, 10:16
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



