Akuzohet për shpërdorim detyre, shtyhen seanca për ish-drejtoreshën e ARRSH-së

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake ndaj ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor, Sonila Qato. Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit Altin Dumani.
Seanca e radhës do mbahet me 23 dhjetor ku gjykata do të vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim çështjen.
Prokuroria e Posaçme i komunikoi asaj kuzën e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Qato u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dh enjë prej kompanive private për abuzim në tenderin për tunelin në aksin Kardhiq-Delvinë. Në fillim të tetorit, Qato u thirr në SPAK për të dëshmuar në lidhje me dy akuzat e ngritura më herët: atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe të shkeljes së barazisë në tendera.
Qato dha dorëheqjen nga detyra në Autoritetin Rrugor Shqiptar në shtator 2019, pasi u përfshi në një shkëmbim akuzash me kompaninë “Gjoka Konstruksion” e cila ishte një prej ofertuesve në tenderin për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
ARRSH e drejtuar nga Qato akuzoi kompaninë për falsifikim të dokumenteve në tender. Kompania u përgjigj duke akuzuar direkt Qaton për favorizim të një kompanie në garën për tunelin në fjalë. Pas akuzave dhe kundër akuzave tenderi u pezullua për një vit, por në korrik 2020 Gjoka Konstruktion u shpall fituese. Rruga u përfundua në qershor 2022.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



