Minatorët protestojnë para parlamentit, kërkojnë uljen e moshës së daljes në pension

20 Nëntor 2023, 14:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Minatorët protestojnë para parlamentit, kërkojnë uljen e

Minatorët kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kërkuar më shumë të ardhura dhe ulje të moshës së daljes në pension.

Para godinës së Parlamentit, minatorët tentuan të takojnë deputetët por nuk ia arritën dot qëllimit.

Në përfundim të protesët së tyre, minatorët paralajmëruan të tjera marshime në vijim.

Seanca e sotme parlamentare zgjati më pak se 5 minuta. Ashtu si në seancat e fundit, edhe këtë të hënë pati tensione që nisën pak pas orës 9:00, kur deputetë të opozitës hyjnë brenda ambienteve të Kuvendit.

Në kushtet e një kaosi në sallë, Lindita Nikolla shmangu diskutimet siç parashikoheshin në rendin e ditës dhe kaloi menjëherë në votim projektligjet, mes tyre dhe votimi në parim i buxheti për vitin 2024. Projekligjet morën miratimin e 73 ligjëvënsve socialistë dhe menjëherë pas kësaj, Nikolla urdhëroi mbylljen e seancës plenare.

Po ndodh...