Misteri “Elvis Martinaj”/ Ministri Çuçi: Po mbledhim prova për fatin e tij

23 Shtator 2022, 13:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Misteri “Elvis Martinaj”/ Ministri Çuçi: Po mbledhim

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka deklaruar këtë të premte, se policia do të flasë për Ervis Martinajn kur të ketë prova.

I pyetur nga mediet lidhur me çështjen që ka qenë kryelajm i këtyre muajve në të gjitha mediet, Çuçi u shpreh se policia e shtetit është duke punuar për të mbledhur provat e duhura për fatin e tij.

Ne flasim kur kemi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova”, u shpreh Çuçi.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte dhe prova.

Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Ervis Martinaj, i njohur si ‘mbreti’ i lojërave të fatit, është zhdukur prej 40 ditësh. Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha para gazetarëve se Rama e di ku ndodhet ‘mbreti’ i lojërave të fatit, dhe akuzoi Prokurorinë se nuk po vepron.

 

Po ndodh...