Mjegulla “mbulon” autostradën Tiranë-Elbasan, vështirësi në qarkullim

23 Prill 2024, 21:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mjegulla “mbulon” autostradën Tiranë-Elbasan,
Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, mbrëmjen e sotme është vënë re edhe një prani e madhe mjegulle në disa zona të vendit.

Një prej rrugëve pothuaj tërësisht e mbuluar nga mjegulla e dendur është autostrada Tiranë-Elbasan.

Mjegulla bëhet më e dendur sapo kalon tunelin kur vjen nga Elbasani në drejtim të Tiranës, çka ka krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

 

Po ndodh...