Momenti i së vërtetës, Edmondi mëson rezultatin e ADN-së/ Ç’do të ndodhë me të e Nailen?

Është dita e së vërtetës për Nailen dhe Edmondin. Rrugëtimi i tyre deri në këtë moment ka qenë i gjatë që pas daljes në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” për dyshimet e tij në atësinë e fëmijëve.

Sot ata ndodhen përballë, në burgun e Burrelit ku Edmondi po vuan dënimin për dhunën ndaj Nailes. Në prani të Eni Çobanit dhe ekspertit të “Forensic Center Albania”, do të mësohet e vërteta që ‘ka gërryer’ opinionin publik prej asaj puntate të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Mostrat e secilit prind dhe fëmijëve janë marrë dhe përgjigjja do të lexohet në prani të të dyve. Përmbledhtazi, eksperti hap rezultatet e analizës së ADN-së ku shkruhet:
“Nga krahasimi i profileve gjenetike të fëmijëve të mitur krahasuar me profilin gjenetik të z. Edmond Farici, paraqitet qartësisht lidhja gjenetike prind-fëmijë, në rastin konkret, baba-fëmijë. Në këtë mnëyrë të padiskutueshme, nuk ka shanse që të ketë baba tjetër përveç jush”.
E lehtësuar nga vërtetimi i bindjes së saj dhe asaj që ka shprehur deri më tani ndaj Edmondit, Nailen e kaplon një ngashërimë. Brenda saj janë grumbulluar shumë gjëra pasi tregoi se si kishte mësuar faktin që Edmondi e ka gënjyer për moshën dhe në të vërtetë kanë 20 vite diferencë, është dhunuar sërish prej tij dhe vetëm pak më parë, ai u shpreh se pavarësisht rezultatit, ka vendosur t’i japë fund.
-
Austria do të blejë 12 avionë luftarakë nga Italia
29 Dhjetor, 18:33 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


