Çmontohet organizata shqiptaro-kineze në Spanjë, trafikon 50 mln euro në vit për drogë

16 Tetor 2025, 22:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çmontohet organizata shqiptaro-kineze në Spanjë, trafikon 50

Autoritetet spanjolle kanë goditur një organizatë mafioze shqiptaro-kineze, e akuzuar për financimin e trafikantëve shqiptarë të drogës në vend. Hetimi zbuloi se grupi funksiononte përmes mbledhjes së parave cash, të cilat më pas përdroheshin për furnizimin e rrjetit të drogës dhe për qarkullimin e miliona eurove fitime.

Sipas informacionit të Guardia Civil, epiqendra e grupit ishte në një park industrial në Malaga, dhe ai kishte kapacitet të zhvendoste deri në 50 milionë euro në vit, përmes një skeme të rafinuar mall-para dhe anasjelltas. Përgjegjës për mbledhjen e parave ishte një çift kinez, i cili vizitonte bizneset e bashkatdhetarëve të tij për të grumbulluar çanta me kartëmonedha.

Hetimi i Policisë Kombëtare spanjolle u bazua në përgjime dhe dekriptime të bisedave, ku çifti caktonte shuma të mëdha parash, për shembull: “Për nesër na duhen 100 mijë euro”. Operacioni vjen pas një hetimi të gjatë që dokumentoi mënyrën se si funksiononte komploti dhe rrjeti i financimit të trafikut të drogës.

Autoritetet kanë sekuestruar prova të shumta dhe po vijojnë hetimet për të identifikuar të gjithë anëtarët e grupit dhe rrjetin e tyre financiar.

 

 

Po ndodh...