Mori ryshfet për shmangien e gjobës për një ndërtim pa leje, arrestohet punonjësi i IMT-së

Policia ka vënë në pranga inspektorin në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit në Berat pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për të shmangur gjobën për një ndërtim pa leje.
Prokuroria njofton se P.L. u vë në pranga pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në mënyrë të paligjshme ka përfituar një shumë prej 20.000 lekësh nga një person kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim të dyshuar pa leje që kallëzuesi po kryente.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në kuadër të procedimit penal me nr.339 të vitit 2024, në bashkëpunim dhe me Oficerët e krimit ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ka arrestuar në flagrance shtetasin P.K. me detyrë inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit Berat.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal, pasi në mënyrë të paligjshme ka përfituar një shumë prej 20.000 lekësh nga kallezuesi, shtetasi Th.Gj. kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim të dyshuar pa leje që kallëzuesi po kryente.
Falë bashkepunimit të kallëzuesit si dhe përdorimit të veprimeve simuluese u dokumentua ngjarja dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e parave.”- thuhet në njoftim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


