Morri zvarrë protestuesin në Vlorë, punonjësi i “Major Security", Gerald Biba lihet në burg

Është lënë prapa hekurave roja private e kompanisë “Major Security” Gerlad Biba, i cili akuzohet për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit në Vlorë.
Burimet bëjnë me dije se Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për punonjësin Gerald Biba i cili gjatë protestës së zhvilluar ditën e shtunë në Vlorë, u shfaq duke tërhequr zvarrë një nga protestuesit.
Gjatë seancës gjyqësore, pas dëgjimit të dy palëve në lidhje me situatën e ndodhur, gjykata vendosi që të lërë në paraburgim Gerald Bibën. vendim ky i vlefshëm deri në vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Mëngjesin e kësaj të hëne, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përmes një reagimi zyrtar u bë me dije se u është hequr licenca 2 shoqërive private të sigurisë “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Securituy”, pas episodeve të dhunës së ushtruar gjatë protestës.
Sipas njoftimit të bërë nga BLUTË: “Subjekti ShPSF “Myrto Security 1.3A” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit.”
Kujtojmë se ditën e djeshme është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerald Biba, 32 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës i shoqërisë private të sigurisë “Major Security”. Ai akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128