Moti i keq, bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras

17 Dhjetor 2022, 09:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Moti i keq, bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras

Nënkalimi në Fushë-Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë është bllokuar si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura  të shiut.

Automjetet e vogla, një pjesë e tyre zgjedhin rrugë alternative. Mbetet serish problematik nënkalimi në Fushë- Mamurras nga bllokimi i zgarave në depërtimin e ujit.

Disa automjete janë bllokuar nga prezenca a ujit.

 

 

 

 

Po ndodh...