
Mund ta përdorni ende “TikTok” në Shqipëri? Ja arsyeja pse platforma vijon të jetë e hapur

Platforma sociale “TikTok” ende nuk është mbyllur plotësisht në Shqipëri, dhe afati i 13 marsit, i vendosur nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për bllokimin përfundimtar të aksesit, do të shtyhet.
Aktualisht, përdoruesit e “TikTok” në Shqipëri po hasin vështirësi në përdorim dhe shohin sinjale të bllokimit në proces. Autoriteti për Sigurinë Kibernetike ka nisur fazën e parë të procedurave dhe i gjithë procesi mund të kërkojë deri në 10 ditë për t’u përfunduar, për shkak të veprimeve të nevojshme që duhet të realizohen me kompanitë e internetit për bllokimin e plotë të platformës.
Pas një ngjarje tragjike, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pas një sherri të nisur në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama propozoi mbylljen e “TikTok” si një masë për të rritur sigurinë e fëmijëve. Pas këshillimeve me prindër dhe mësues, qeveria vendosi mbylljen e platformës për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme.
Nëse platforma do të rihapet, “TikTok” duhet të sigurojë filtra që do të mbrojnë përdoruesit e rinj nga videot agresive dhe të papërshtatshme.
-
E rëndë/ E kafshoi qeni endacak, burri përfundon në spital
14 Mars, 18:28 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128