Murtaja afrikane/ Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa shtete
17 Janar 2024, 16:29 / AKTUALITET

Pas Maqedonisë së Veriut, Shqipëria ka ndalur importet e derrave edhe nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika. Kjo pasi në këto vende janë zbuluar raste të infektimeve me sëmundjen e “Murtajës Afrikane”.
Vendimi është marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për një afat të pacaktuar.
Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.
Për shkak të sëmundjes së influencës aviare, nga Italia, Bullgaria dhe Gjermania është vendosur edhe bllokimi i importeve të shpendëve të gjallë dhe mishit të tyre.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


